Wikileak trondit SHBA-në

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, i zgjodhi fjalët me shumë kujdes kur iu desh t’i përgjigjej pyetjes rreth reagimit të presidentit amerikan, Barack Obama, lidhur me publikimin në internet të dokumenteve të fshehta ushtarake.
Gibbs theksoi “se nxjerra pa leje të dokumenteve të fshehta në kundërshtim me ligjin”. Ai shtoi se “është alarmuese të shohësh se dokumente të tilla të publikuara në internet”.
Dokumentet sekrete nga lufta në Afganistan, të nxjerra nga faqja e internetit WikiLeaks, më 25 korrik, përmbajnë mes tjerash informacione për vdekjet e pa-raportuara të civilëve afganë si dhe për bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete pakistaneze dhe talibanëve.
Derisa Gibbs nuk tha asgjë më tepër lidhur me reagimin e Obamës, publiku nisi të përqendrohej jo pak në këtë rrjedhë dramatike informacioni.
Ndonëse ka pasur dyshime rreth suksesit në luftën në Afganistan, informacionet e nxjerra vetëm sa e kanë rritur zhgënjimin e publikut. Nuk kanë munguar as ata që i kanë qesëndisur dokumentet e nxjerra, duke thënë se nuk sjellin asgjë të re në.
Këtë mendim e ndante dhe Gibbs.
“Nuk mendoj se, në njëfarë mënyre, ajo çfarë raportohet në këto dokumente, nuk është diskutuar më parë publikisht nga mediet apo еdhe nga përfaqësuesit e Qeverisë amerikane”, theksoi Gibbs.
Por, një pjesë e publikut ka theksuar se dokumentet e publikuara kanë vërtetuar dyshimet e tyre rreth përfshirjes amerikane në luftë.
Një anketë e Gallupit, bërë publike më 13 korrik, zbuloi se 60 për qind e amerikanëve besojnë se punët nuk po shkojnë mirë për SHBA-në në Afganistan.
Edhe gazetat kryesore amerikane si “New Tork Times”, “Washington Post” apo “Los Angelos Times”, në reagimet e tyre theksojnë se dokumentet e bëra publike japin një gjendje të zymtë të situatës në Afganistan.
Nuk kanë munguar as zërat që e dënojnë WikiLeaks, publikuesin e dokumenteve. Madje, ka pasur nga ata që e kanë cilësuar tradhtar Julian Asangen, themeluesin e WikiLeaks.
David Streko, ish-pjesëtar i ushtrisë amerikane, nuk pret që nxjerrja e dokumenteve sekrete të krijojë ndonjë pajtim mbarëkombëtar për luftën në Afganistan.
“Mendoj se njerëzit që kundërshtonin luftën, tashmë kanë më shumë armatim kundër saj. Ata që janë për luftën, apo që nuk duan të kritikohet Amerika, thjesht do ta hedhin poshtë ose do ta injorojnë. Nuk besoj se do të ndërrojë situata si pasojë e dokumenteve në fjalë”, thotë Streko.
Megjithatë, Streko pranon se ata që e kanë vënë në pikëpyetje ndërhyrjen në Afganistan, do të jenë shumicë.
Në Kongres i pari që ka reaguar ka qenë kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Jon Kery. Reagimi i Keryt ishte një sfidë direkte ndaj administratës.
Përmes një deklarate, Kery theksoi se, pavarësisht sa i paligjshëm është publikimi i dokumenteve, ai ngre pyetje serioze lidhur me politikat amerikane në Afganistan dhe në Pakistan.
Shumë lexues presin nxjerrjen e dokumenteve të tjera që WikiLeaks ka thënë se i zotëron. Nxjerrja e mbi 90 mijë dokumenteve është rrjedha më e madhe e informacioneve sekrete në historinë amerikane.
Shumë komentatorë, jo pa ironi kanë theksuar se kjo rrjedhje ishte më e madhe se ajo e naftës në Gjirin e Meksikës, që po vazhdon prej tre muajsh.
Burimet ushtarake amerikane thanë se do të duhen javë të tëra, për të vlerësuar pasojat nga nxjerrja e dokumenteve.
Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se po shqyrtohen dokumentet e bëra publike, për të parë nëse ato bëjnë të njohur “burime apo metoda”, që mund të rrezikonin forcat amerikane dhe ato aleate.
Ai e cilësoi nxjerrjen e dokumenteve si “akt kriminal”.