BP paguan 20 miliardë dollarë

Gjatë takimit me presidentin amerikan, Barack Obama, kompania britanike, BP, u pajtua të krijon një fond prej 20 miliard dollarë, për të kompensuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.
Kryetari i Bordit të Kompanisë BP, kërkoi ndjesë për katastrofën më të rëndë ndaj mjedisit në historinë amerikane dhe tha se BP do të vazhdojë përpjekjet me këmbëngulje deri sa të ndalojë derdhjen e naftës dhe të ketë kompensuar të gjitha dëmet e krijuara.
Presidenti Obama, i cili ishte kritikuar disa javë me radhë për faktin se kishte evituar takimet me zyrtarët e lartë të BP-së, më në fund u takua me Kryetarin e Bordit të kompanisë anglezë, Karl Henrik Svanberg dhe drejtorin ekzekutiv Toni Hejward, si dhe zyrtarë dhe avokatë të tjerë të BP-së.
Pas 4 orë bisedime, ai më në fund deklaroi para medieve rezultatin kryesor të takimit.
"Këto 20 miliardë dollarë, japin siguri të mjaftueshme se obligimet dhe pretendimet e bizneseve do të shpërblehen. Është e rëndësishme të përmend se kjo shifër nuk është shifra maksimale. Unë ju siguroj se popullsia e Gjirit të Meksikës do të dëmshpërblehet për të gjitha dëmet e pësuara nga BP-ja”, tha Svanberg.
Duke e quajtur këtë takim një fillim të mirë, presidenti tha se kompania pranoi propozimin e Shtëpisë së Bardhë për krijimin e një fondi prej 100 milion dollarësh, për të kompensuar punëtorët e papunë të sektorit të naftës, si pasojë e ndalesës së përkohshme të imponuar nga qeveria, për shpime nënujore.
Duke folur para gazetarëve Drejtori i Bordit të BP-së Svanberg, tha se kompania ka vendosur të mos u japë përfitime punonjësve të kompanisë për pjesën e mbetur të këtij viti.
Ai kërkoi falje, duke thënë se BP është e vendosur të rifitojë besimin e publikut.
"Dua të përfitoj nga rasti për t’i kërkuar falje popullit amerikan në emër të të gjithë punonjësve të BP-së, disa prej të cilëve jetojnë në Gjirin e Meksikës dhe dua t’ju falënderoj për durimin që po tregoni në këtë kohë kaq të vështirë”, tha Svanberg.
Svanberg nuk i dha një përgjigje specifike pyetjes nëse mungesat e masave të sigurisë së BP-së kontribuuan në derdhjen e naftës.
Ai tha se Bordi i drejtorëve ka filluar një hetim të pavarur mbi shkaqet që sollën këtë katastrofë.
Gjatë fjalimit drejtuar popullit amerikan të martën në darkë, Presidenti Obama tha se kjo situatë dëshmon nevojën për të përmirësuar sistemin rregullator të industrisë së naftës.
Ai tha se ai do të mobilizojë vendin dhe kongresin për një politikë të re energjetike.
"Për dekada me radhë kemi folur për nevojën që t’i jepet fundit varësisë së Amerikës tek energjia e fosileve dhe për dekada kemi dështuar të veprojmë me një ndjenjë urgjence, që kërkon kjo sfidë. Shumë herë rruga është bllokuar, jo vetëm nga lobistët e industrisë së naftës, por edhe nga mungesa e guximit politik”, tha Obama.
Ndërkohë që Obama po përpiqet të sigurojë një atmosferë të përshtatshme politik për të miratuar një projekt-ligj të ri për energjinë, fjalimi i tij nxiti kritika të reja nga republikanët si për shembull udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConell.
"Unë shpresoja që presidenti të përqendrohej tërësisht në atë si të ndalojë këtë derdhje masive të naftës, e jo të merret me përpjekje për të miratuar një taksë të re energjetike”, tha McConell.
Senatorët demokratë Charles Shumer dhe Ron Widen reaguan kështu pas takimit të presidentit Obama me zyrtarët e BP-së.
"BP-ja më në fund e mori mesazhin. Iu desh shumë kohë, por më në fund ata po dëgjojnë kërkesat e popullit amerikan”, tha senatori Shumer.
"Vendimi i BP-së tregon se ata e kuptojnë që e ardhmja e suksesit të tyre, varet direkt nga mënyra se si ata do të menaxhojnë këtë krizë”, tha senatori Widen.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti do të takohet javën e ardhshme me një grup senatorësh demokratë e republikanë, për të diskutuar legjislaturën mbi energjinë.
Takimi ballë për ballë i presidentit Obama me zyrtarët e BP-së u zhvillua ndërsa kompania tha se ka vendosur një sistem të dytë për të kapur naftën e derdhur nga pusi i dëmtuar nënujor në Gjirin e Meksikës.