SHBA sanksionon më shumë kompani iraniane
Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, kumtoi se ka përfshirë më shumë firma iraniane në listën e zezë të sanksioneve të zgjeruara.
Sanksionet e shpallura një javë pasi Këshilli i Sigurimit i vendosi sanksione të reja Teheranit, i shënjestrojnë kompanitë e sigurimeve, firmat e naftës dhe vijat transportuese detare, të ndërlidhura me programet raketore të Iranit.
Masat po ashtu e shënjestrojnë edhe Gardën Revolucionare të Iranit.
Sekretari i Thesarit, Timothy Geithner tha se Banka Postare e Iranit dyshohet se mbështet aktivitetet e zgjerimit bërthamor.
Masat gjithashtu i vunë në shënjestër edhe forcat ajrore të Iranit dhe Komandën Raketore, të cilat dyshohen se kanë lidhje me programin balistik të Iranit.
Në Teheran, Irani e ka ftuar në bisedë ambasadorin britanik, pasi i akuzoi vendet e Perëndimit se po i mbështesin pohimet e një grupi iranian në mërgim, për të cilin Teherani thotë se planifikonte sulme terroriste në vend.
Ministri i Inteligjencës, Heidar Moslehi, akuzoi Suedinë dhe Francën, duke theksuar se këto shtete e mbështesin organizatën Muxhahedin Halk.
Në Londër, Ministria e Jashtme e Britanisë i mohoi këto akuza.
Të martën, Irani arrestoi tre pjesëtarë të grupit, nën akuzat se kishin planifikuar të vendosin bomba në Teheran, në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 12 qershorit, 2009.