E Shtunë, 31 Tetor 2026

BP përfundon çimentimin e pusit

Londër, 6 gusht - Kompania britanike BP s’njoftoi se ka përfunduar çimentimin e pusit të dëmtuar në Gjirin e Meksikës. Rrjedhjet e naftës nga ky pus, që filluan më 20 prill, konsiderohet si katastrofa më e rëndë në historinë e SHBA-së, transmeton REL.
 
Kompanisë britanike iu deshën plotë 15 javë që të mbyllin çdo pjesë të pusit të dëmtuar dhe tre javë pasi BP arriti që pjesërisht të ndalojë rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.
 
Gjatë kësaj jave, autoritetet amerikane raportuan se duket që gati 3 të katërtat e rreth 5 milion fuçive të naftës së derdhur janë “zhbërë” nga shkaqe natyrale apo janë pastruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›