Rusët me maska, smogu ngulfat Moskën

Moskë, 6 gusht – Një smog i dëmshëm ia ka zënë frymën sot Moskës, në kohën kur Rusia po ndërmerr hapa për mbrojtjen e vendeve ushtarake dhe bërthamore nga përhapja e vazhdueshme e zjarreve më të këqija që kanë kapluar ndonjëherë vendin, që shkaktuan vdekjen e 52 personave.
Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e raketave nga depozitat jashtë Moskës, pasi që autoritetet paralajmëruan për rrezikun e zjarreve në zonën e goditur nga fatkeqësia bërthamore e Chernobylit e vitit 1986, transmeton AP.
Banorët e Moskës, shumë prej të cilëve kishin të veshur maskat, po merrnin frymë me zor duke shkuar në punë, nga smogu më i keq që ka goditur ndonjëherë kryeqytetin rus një javë më parë. Ekspertët thanë se ndotja është katër herë mbi nivelet e sigurisë.
Zjarret kanë marrë jetën e 52 personave, deklaroi sot ministri rus i Shëndetësisë.