Së paku 1 600 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

Islamabad, 6 gusht – Sipas të dhënave të fundit, në Pakistan kanë vdekur së paku 1 600 persona, ndërsa mbi 4 milionë të tjerë janë goditur nga përmbytjet, më të rëndat në 80 vjetët e fundit, ka njoftuar OKB-ja.
Përmbytjet kanë filluar të tërhiqen në veriperëndim të vendit dhe të përhapen në jug e lindje, duke përfshirë pjesë të reja të provincës Panjab dhe Sind, ka raportuar BBC. Në këtë provincë, 7 distrikte janë të kërcënuara, ndërsa nga provinca e afërt Sind janë evakuuar 350 mijë njerëz.
Në Panjab, i cili për shkak të bujqësisë së pasur është i njohur si hambari pakistanez, mbi 1 300 fshatra janë goditur nga përmbytjet, ndërsa së paku 25 000 shtëpi janë shkatërruar, njoftuan zyrtarët e kësaj province.
Shef i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare në Pakistan, Manuel Besler, ka shprehur shqetësimin se situata do të rëndohet dhe se kërcënohet nga katastrofa e madhe.
Meteorologët kanë njoftuar më shumë shira në veriperëndim të vendit, ku nuk ka pasur përmbytje të tilla që nga viti 1929.