E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet Pavarësi, Berisha: Jo festime nëse Kosova s’do ishte Shtet

TIRANE-“Ky 100 vjetor t’u shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, t’u shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të shkuarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen”, u shpreh sot kryeministri Sali Berisha në mbledhjen ndërministrore për 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas kreut të qeverisë, 100-vjetori i Pavaresise duhet të ruajë sensin e realizmit, rëndësinë e ngjarjeve nga e kaluara, por pa harruar akualitetin.
“Është një vit në të cilin duhet të synojmë, të prekë sa më shumë zemrat dhe mëndjen e qytetarëve shqiptarë”, kërkoi Berisha sot para të pranishmëve në mbledhjen ndërministrore për 100-vjetorin e pavarësisë.

“Nuk është cështja se kjo arrihet nëpërmjet glorifikimeve, kjo arrihen natyrisht nëpërmjet qëllimeve realiste, por dhe një përpjekje serioze në këtë 100 -vjetor t’u shërbeje shqiptarëve për të vlerësuar më shumë veten e tyre dhe vendin e tyre. Duhet të bëhet çdo gjë që shqiptarët të njohin historinë e tyre duke ruajtur sensin e realizmit"”.

Sipas Berishës, festimet do të kenë si qëllim të gëzojnë shqiptarët kudo si në Kosovë, Maqedoni e diasporë.
“Një përballje kombëtare është jetike për këtë cështje, sepse pavarësia ka qenë përpjekje mbarëkombëtare, jemi në detyrim me të gjithë ata që ndihmuan për cështjen e pavarësisë.
Imagjinoni sikur ne ta festonim pa pavarësinë e Kosovës. Flamujt do ishin në gjysëm shtizë, ndaj kemi arsye të festojmë në mënyrën më të merituar”.

Berisha ftoi Ministrinë e Brendshme që të përcjellë tek qeveritarët vendorë mesazhin e festimeve.
“Është e domosdoshme që në të gjitha rrethet e vendit, në Vlorë, Durrës, Shkodër, Korcë, Gjirokastër, të ketë ngjarje, kremtime, ridimensionime, të gjithckaje që është e lidhur për 100 vjetorin” .

Logoja për 100 vjetorin
Berisha tha sot, në mbledhjen e komitetit ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë se, tashmë është gati logoja për këtë jubile, ndërsa ministria e kulturës ka shpallur konkursin për ndërtimin e një monumenti për 100 vjetorin e Pavarësisë.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›