BQE nuk ndryshon normën e interesit
Banka Qendrore Evropiane (BQE), ka mbajtur të pandryshuar normën e interesit në kuotën 1 për qind. Banka nuk i ka ndryshuar normat që prej nëntorit, kur bëri dhe shkurtimin e dytë rresht.
Por BQE-ja ka furnizuar banka të ndryshme në mbarë Evropën me hua prej qindra miliardë eurosh me interesa të ulëta.
Presidenti i BQE-së, Mario Draghi theksoi se norma e interesit mbeti në të njëjtat kuota me qëllim ruajtjen e besimit. Më tej ai theksoi se ekonomia në Eurozonë ka pësuar një rimëkëmbje graduale gjatë 2012, ndërsa shtroi domosdoshmërinë për ecur përpara me reformat strukturore.
Për Dragh shërimi global nga kriza po vijon, por në Eurozonë mbizotëron një lloj pasigurie, ndaj dhe ky fakt bëri të domosdoshëm mbajtjen të pandryshuar në 1 % normën bazë të interesit.