Vrasja e Frankfurtit, prokurorët akuza për Arid Ukën

Prokurorët federalë gjermanë thanë se kanë dorëzuar akuzat për vrasje kundër Arid Ukës, 21 vjeçarit me prejardhje nga Kosova, për shkak se vrau dy ushtarë amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit.
Sipas mediave gjermane, në një deklaratë të lëshuar sot, prokurorët thanë se Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje në lidhje me sulmin e 2 marsit dhe nëse dënohet, ai përballet me dënim të përjetshëm.
Ndër të tjera prokurorët prentdojnë se Uka është një mysliman radikal, i cili ka vrarë ushtarët amerikanë për shkak të përfshirjes amerikane në Afganistan.
Ata thonë se ai ishte inspiruar nga propaganda xhihadiste në internet, por hetimet e tyre nuk kanë rezultuar në ndonjë lidhje të Ukës me ndonjë organizatë terroriste.21 vejçari Arid Uka u arrestua në aeroport dhe mbahet në paraburgim që nga incidenti.