E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, zhvillohet festivali i Pamplonës

Një garë “ e pastër dhe e shpejtë”, është cilësuar nga ekspertët etapa e parë e festivalit të famshëm të Pamplonës, që zhvillohet në Spanjë, duke qene së nuk janë regjistruar viktima.

Festivali i përvitshëm startoi në San Fermino, një aktivitet që zhvillohet në stinën e verës dhe që është bërë i famshëm e mjaft popullor thuajse një shekull më parë nga Ernest Hemingway, i cili mbërriti në Pamplona për të parën herë, ndërsa udhëtonte nga Parisi, në 6 korrik 1923, në kulmin e festës së San Ferminit.

Qindra njerëz dolën nëpër rrugët e kryeqytetit të Navarras duke vrapuar, ndërsa ndiqeshin nga 6 dema. Vrapimi i parë i San Ferminit nisi në orët e mëngjesit të së enjtes dhe fatmirësisht janë plagosur lehtë disa persona, pa shënuar viktima në njerëz. Adrenalina e të gjithëve ndryshon kur mbushen rrugët, dhe vrapojnë për të shmangur goditjet nga brirët e demave. Vrapimi i parë ishte dy minuta e 30 sekonda, ndërsa gara do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›