E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT dekoron kimistin Viron Kola

Universiteti i Tiranës dekoron Profesor Doktor Viro Kolën si babanë e kimisë shqiptare. Pr.Dr. Viron Kola ka qenë pjesë e Universitetit të Tiranës për 36 vjet me radhë. Megjithatë, edhe pas periudhës që ka lënë auditorët e universitetit, kërkimet e tij shkencore kanë qenë prezente mes stafeve pedagogjike e të diskutuara nga intelektualët. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, e ka prezantuar atë si pedagogun e parë të këtij universiteti që ka dhënë lëndën e kimisë dhe si hartuesin e dhjetëra teksteve të kimisë fizike në vendin tonë. “Profesor Vironi, si pedagog i parë i lëndës kimi-fizikë, në degën e kimisë, biologjisë kimike etj., i thelluar në fushën e termodinamikës kimike ka dhënë një ndihmesë të veçantë në lëvrimin e këtyre disiplinave në Universitetin e Tiranës dhe më pas në atë të Prishtinës”, - deklaroi Kule. Profesor Viron Kola është kryetari i parë i Shoqatës së Kimistëve të Shqipërisë dhe anëtar i bordit të Shoqatës së Kimistëve të Ballkanit. Në ceremoninë e dekorimit të tij kanë marrë pjesë anëtarët e Senatit të Universitetit të Tiranës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›