E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia rrezikon kolapsin

Japonia “rrezikon kolapsin”, për shkak të borxhit të madh të vendit, deklaroi kryeministri i ri japonez Naoto Kan.

Në fjalimin e tij të parë, që kur u zgjodh kryeministër, Kan theksoi se Japonia duhet të ndërmarrë një ristrukturim financiar, në mënyrë që t'i shmanget një krize si ajo në Greqi.

“Borxhi i jashtëm i vendit tonë është i madh... financat tona publike janë bërë më të dobëtat ndër vendet e zhvilluara. Është e vështirë të vazhdojmë me politikat sociale, duke u mbështetur në obligimet që ka marrë përsipër nga qeveria”, shtoi Kan.

“Ashtu si konfuzioni në zonën euro i shkaktuar nga Greqia, ka një rrezik kolapsi për vendin tonë nëse ne lejojmë rritjen e borxhit publik dhe pastaj humbjen e besimit në tregjet e aksioneve”, nënvizoi kryeministri japonez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›