E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: Parashikohet rritje e ekonomisë

Ekonomia e zonës euro duhet të rritet këtë vit me një nivel mes 0,7% dhe 1,3% dhe të shënojë në 2011 një rritje prej 0,2% në 2,2%.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i BQE-së, Jean-Claude Trichet, duke paraqitur parashikimet e reja makro-ekonomike të Eurotower. Parashikimet mbi inflacionin tregojnë për një rritje të këtij treguesi.

Rritja mesatare e çmimeve të mallrave të konsumit do të jetë nga 1,4 në 1,6 përqind, ndërsa për 2011 nga 1-2,2 përqind. Presidenti i BQE-së ka vlerësuar masat e marra nga vendet e zonës euro për pakësimin e defiçitit publik.

"është pozitive që disa vende me defiçit publik të ngritur, kanë marrë masa korrektive për bilancin e vetë", tha Trichet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›