E Diel, 1 Nëntor 2026

BQK paralajmëron: Europa mund të përfshihet nga kriza financiare

Kriza e paprecedent që ka goditur Greqinë është thjesht maja e Ajsbergut dhe spektri i një deficiti ekonomik që mund të përhapet në pjesën tjetër të Europës. Paralajmërimet në fjalë u bënë të ditura nga guvernatori i zgjedhur i Bankës Qendrore Kineze, Zhu Min. Në kuadër të një forumi investitorësh në Hong Kong, Zhu Min, në fjalën e tij shpjegoi se edhe në rastin më të keq falimentimi i Greqisë do të kishte dimensione modeste edhe për shkak të rëndësisë së pakët të ekonomisë greke brenda eurozonës që aktualisht vlerësohet në masën 3. 5%.

Shqetësimi kryesor janë pa dyshim Italia e Spanja deklaroi ekonomisti i lartë kinez , që gjatë fjalës së tij theksoi se mbetej me një rëndësi jetike që problemi të adresohej pikërisht tani, para se të jetë shumë vonë. < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›