Teksti i përkatësisë gjinore në shkolla
Një tekst që qarkullon në shkollat fillore, mbi përkatësinë gjinore, ka ngjallur reagime të forta në Kuvend. Ndryshimi i stereotipeve gjinore, sipas botimit të aleancës gjinore për zhvillim, duke mësuar meshkujt të luajnë me kukulla dhe femrat të sillen si meshkuj është kritikuar fort nga depuetet e maxhorancës.
"Kurrsesi të mundemi të kërkojmë me dhunë, të kërkojmë me anë të një edukimi të keq, pervers ndoshta, të shkëmbejmë rolet. Gruaja është grua, sjell jetën brenda vetes dhe është jashtëzakonisht e respektuar dhe burri është po aq i respektuar dhe është shtylla e familjes. Unë do të doja që fëmijët e mi dhe secilit prej nesh të rriteshin mbi këtë frymë", tha Mesila Dode, deputete e maxhorancës.
Sipas Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, teksti qarkullon per 2007 nëpër shkollat e ciklit të ulët, i paautorizuar nga ministria e Arsimit. "Të vijën dhe të shpjegojnë si mund të ndodhi kjo nën hundën e tyre, a mos ka dhe programe të tjera që ne ende si kemi zbuluar që kanë të njëjtën linjë. Ne nuk kemi informacion për programe të tjera ende, por këtë informacion që kemi na mjaftojnë për të krijuar një shqetësim publik, influencohet tek fëmijët e vegjël pa konsesusin e prindërve", tha Altin Goxhaj.
Komisioni i medias dhe arsimit do të thërrasë të raportojë për cështjen në fjalë dhe zyrtarë nga ministria e Arsimit, për të zbardhur arsyet sesi një tekst i palicensuar qarkullon në shkolla.
Elona Gjylmi < I mëparshmi