E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRAZIL – Macron: Franca dëshiron paqe të qëndrueshme në Ukrainë

RIO DE ZHANEIRO, 19 nëntor /ATSH-AFP/- Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua sot me homologun e tij kinez Xi Jinping në samitin e G20 në Rio.

Në ditën e parë të samitit, Macron foli për një rend botëror “të thyer” dhe kritikoi dy ekonomitë kryesore kombëtare në planet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, për “mosrespektim” të rregullave të tregtisë ndërkombëtare.

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha udhëheqësit të Kinës Xi Jinping – se Franca ishte në favor të “paqes së qëndrueshme” në Ukrainë – një temë e diskutuar në samitin e G20, në Rio de Zhaneiro.

Macron, duke folur në fillim të takimit të tyre dypalësh – këmbënguli se Franca dhe Kina kishin një “konvergjencë pikëpamjesh” për këtë çështje.

Xi nga ana e tij tha se bota kishte hyrë në “një periudhë të re turbulence dhe ndryshimi”.

Macron në maj priti liderin kinez – ndërsa ai ndodhej në një vizitë shtetërore në Paris.

Xi dhe Macron kanë zhvilluar secili bisedime dypalëshe në takimin e G20, i cili mbledh liderët e ekonomive më të mëdha në botë.

Ndërsa samiti është fokusuar në çështjet klimatike dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, shumë nga pjesëmarrësit po përgatiten për kthimin e afërt të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, Macron tha se Evropa kishte një rol për të luajtur në mbështetjen e “përpjekjeje kolektive shumëpalëshe” duke pasur parasysh rritjen e konfrontimit tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›