E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Komisioni i BE-së planifikon sanksione të reja ndaj Izraelit

BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian do të propozojë nesër sanksione shtesë ndaj Izraelit për veprimet e tij në Rripin e Gazës, njoftoi një zëdhënëse.

Masat do të përfshijnë pezullimin e disa përfitimeve tregtare që janë pjesë e një marrëveshjeje midis Bashkimit Evropian dhe Izraelit, u tha ajo gazetarëve sott në Bruksel.

Nëse propozimi do të marrë mbështetjen e kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së është e paqartë. Një propozim i mëparshëm për të pezulluar fondet e kërkimit deri më tani nuk ka marrë mbështetje të mjaftueshme. Gjermania është kundër këtij veprimi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i kishte parashikuar planet javën e kaluar, duke pranuar se ishte e vetëdijshme se do të ishte e vështirë të gjente një shumicë në favor, pasi BE –ja është thellësisht e ndarë se si t’i përgjigjet shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli në Gaza.

Masat shtesë pritet gjithashtu të përfshijnë një ndalim të pagesave nga një fond i BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar.

Njoftimi erdhi ndërsa ushtria izraelite ka nisur ofensivën e saj tokësore në Qytetin e Gazës.

“BE-ja vazhdimisht i ka kërkuar Izraelit të mos intensifikojë operacionin e saj në Qytetin e Gazës. Një ndërhyrje ushtarake do të çojë në më shumë shkatërrime, më shumë vdekje dhe më shumë zhvendosje”, tha një zëdhënës i shefes së punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

“Ne kemi qenë të qartë se kjo do të përkeqësojë edhe situatën tashmë katastrofike humanitare dhe gjithashtu do të rrezikojë jetën e pengjeve. Është koha për të thyer ciklin e dhunës, të shkatërrimit dhe të vuajtjes, dhe kjo duhet të marrë fund tani”, tha ai./Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›