BRUKSEL – Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin e BE-së në tetor

BRUKSEL – 16 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian i me presidentes Ursula von der Leyen do të përballet me dy mocione mosbesimi në Parlamentin Evropian në tetor, thane sot burimet.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i ka informuar ligjvënësit se dy mocionet kanë marrë mbështetjen e kërkuar.
Sipas rregullores së parlamentit, një mocion mosbesimi kërkon mbështetjen e të paktën një të dhjetës së 719 ligjvënësve të BE-së, përpara se të zhvillohet një debat dhe një votim.
Dy grupe politike, “Patriotët për Evropën” e krahut të majtë dhe të djathtë, kishin njoftuar mocionet javën e kaluar, disa orë pasi von der Leyen mbajti një fjalim të rëndësishëm para ligjvënësve.
Në fjalimin e saj për gjendjen e bashkimi, presidentja e Komisionit u kërkoi ligjvënësve të mbështesin projektet e saj kryesore të politikave për vitet e ardhshme, nga mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën e shkatërruar nga lufta dhe përmirësimi i kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian deri te marrëveshjet e reja tregtare.
“Patriotët për Evropën“ kanë kritikuar politikën ekonomike të komisionit, ndërsa e majta e ka akuzuar komisionin për mosveprim lidhur me përkeqësimin e situatës në Rripin e Gazës.
Në mocionin e tyre, grupi i krahut të djathtë kritikon gjithashtu politikat e von der Leyen për klimën dhe migracionin.
Kur njoftoi mocionin e veçantë, bashkëkryetarja e së Majtës Manon Aubry renditi marrëveshjet e fundit tregtare me Shtetet e Bashkuara, bllokun tregtar të Amerikës së Jugut Mercosur dhe Meksikën si arsye shtesë për këtë veprim.
Von der Leyen i mbijetoi lehtësisht një vote mosbesimi në korrik. Në atë kohë, 360 anëtarë të parlamentit votuan kundër mocionit dhe 175 pro, dukshëm më pak se shumica e kërkuar prej dy të tretash të të gjitha votave të hedhura.
Vota e mosbesimit në korrik ishte e para në Parlamentin Evropian që nga viti 2014 dhe u mbështet kryesisht nga ligjvënësit e krahut të djathtë. /Ad.Ab./