TEL AVIV – Shumica e banorëve mbeten të bllokuar, ndërsa izraeli fillon sulmin në Gaza

TEL AVIV, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Njoftimet nga Qyteti i Gazës sugjerojnë se shumë palestinezë thjesht nuk mund ta përballojnë dot largimin në jug, në të ashtuquajturën “zonë humanitare”, siç është urdhëruar nga Izraeli.
Duke cituar palestinezët në qytetin bregdetar, një reporter për kanalin televiziv izraelit “N12” tha sot se kostoja e një makine me qira për të transportuar sendet e tyre ishte rritur në 5 000 shekel, ekuivalenti i pothuajse 1 500 dollarëve.
Raporte të tjera nga Qyteti i Gazës e vlerësojnë koston e një automjeti transporti me qira për udhëtimin prej rreth 30 kilometrash në zonën humanitare al-Mawasi në midis 3 000 dhe 6 000 shekelëve.
Megjithatë, shumica e afërsisht 2 milionë banorëve të Rripit të Gazës jetojnë në varfëri ekstreme dhe pa një burim të qëndrueshëm të ardhurash.
Ushtria izraelite nisi një ofensivë tokësore në Qytetin e Gazës gjatë natës. Zëdhënësi ushtarak përsëriti thirrjen në arabisht që civilët që mbetën atje të lëviznin shpejt në jug të zonës bregdetare të izoluar.
“Qyteti i Gazës është një zonë e rrezikshme luftimesh”, thuhej në deklaratë. “Qëndrimi në qytet përbën rrezik”. /Ad.Ab./