BRUKSEL – Kristoffersen: NATO ka 2-3 vjet kohë për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm rus

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH-ANSA/- NATO ka dy ose tre vjet kohë për t’u përgatitur për një sulm të mundshëm rus kundër aleancës, paralajmëroi sot shefi norvegjez i Mbrojtjes, gjenerali Eirik Kristoffersen.
“Do të duhet pak kohë, gjë që na jep një dritare kohore për 2-3 vitet e ardhshme për të rindërtuar forcat tona, furnizimet tona ndërsa mbështesim Kievin”, tha gjenerali Eirik Kristoffersen, lidhur me mbrojtjen ushtarake të Rusisë, e cila synon të rindërtojë forcat e saj gjatë luftës në Ukrainë.
Kjo është një kornizë kohore më e shkurtër se vlerësimet e mëparshme.
Në janar ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n në 5-8 vjet. //a.i/