E Enjte, 5 Nëntor 2026

UKRAINË – Kievi: Forcat ruse sulmuan 2 200 herë në 24 orët e fundit

KIEV, 4 qershor /ATSH-ANSA/- Në 24 orët e fundit, forcat ruse sulmuan pozicionet e ushtrisë, qytetet dhe fshatrat e Ukrainës 2 200 herë, njoftoi sot zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm, Andriy Kovaliov.

“Okupatorët rusë kryen tre sulme me raketa kundër pozicioneve të trupave ukrainase dhe zonave të populluara duke përdorur 8 raketa, 62 sulme ajrore, duke përfshirë 56 bomba ajrore”, tha ai.

“Gjithashtu, forcat ruse kryen 2 200 sulme, nga të cilat 128 duke përdorur sistemet raketore”, shtoi Kovaliov.

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se ushtria e Kremlinit humbi 1 290 ushtarë gjatë ditës së kaluar, duke e çuar totalin në rreth 512 420. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›