E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Njohja e Palestinës nga Sllovenia vonohet me të paktën 30 ditë

LUBJANË, 4 qershor /ATSH-DPA/- Njohja e shtetit të Palestinës nga Sllovenia është shtyrë me të paktën 30 ditë, njoftoi sot media lokale.

Agjencia e lajmeve STA raportoi se votimi parlamentar i planifikuar për sot nuk mund të zhvillohet sepse opozita e krahut të djathtë kishte paraqitur një mocion për një referendum kombëtar për njohjen e Palestinës.

Udhëheqësi i opozitës dhe ish-kryeministri Janez Jansha e justifikoi veprimin duke thënë se njohja e Palestinës do të dëmtonte interesat e Sllovenisë.

Koalicioni i kryeministrit Robert Golob, i cili mbështet vendimin, ka një shumicë të qëndrueshme në parlament dhe në teori mund të refuzojë kërkesën për një referendum.

Megjithatë, kjo nuk mund të bëhet ligjërisht për të paktën 30 ditë.

Më 28 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht Palestinën në një lëvizje të dënuar ashpër nga Izraeli si një pengesë për paqen në rajon. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›