E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen uron Radev për fitoren në zgjedhjet bullgare

BRUKSEL, 20 prill /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka uruar sot ish-presidentin Rumen Radev për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë.

“Bullgaria është një anëtare krenare e familjes evropiane dhe luan një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave tona të përbashkëta”, tha sot Von der Leyen në X.

“Pres me padurim të punojmë së bashku, për prosperitetin dhe sigurinë e Bullgarisë dhe Evropës”, shtoi ajo.

Postimi i saj erdhi menjëherë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Bullgarisë në Sofje kishte konfirmuar fitoren dërrmuese të aleancës zgjedhore të Radev, pas numërimit të pothuajse të të gjitha votave.

Ish-gjenerali, i cili konsiderohet pro-rus, siguroi rreth 45% të votave me aleancën e tij zgjedhore, Bullgaria Progresive (PB). //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›