E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH : Presim deflacion ne 2009

Julian Llupo

Cmimet e mallrave te konsumit mund te futen ne nje spirale renese gjate vitit 2009. Deklarata vjen nga ana e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, i cili ka paralajmeruar edhe per nje ulje te mundshme te interesave per monedhen vendase, lek. "Banka e Shqiperise konstaton nje zhvendosje graduale te faktoreve te rrezikut ne kahun renes. Ne muajt ne vijim, Banka e Shqiperise do te analizoje me vemendje informacionet e reja mbi ecurine e ekonomise, duke vleresuar ndikimin e tyre mbi projeksionet per inflacionin dhe per treguesit e tjere makroekonomike, dhe duke pershtatur ne vazhdimesi politiken e saj monetare. Ajo mbetet e gatshme te marre masat e duhura per te ruajtur stabilitetin e cmimeve ne nivelet e synuara prej 3 per qind ne nje periudhe afatmesme, me bindjen se ruajtja e besueshmerise se publikut ne monedhen vendase dhe ne institucionet financiare eshte nje kontribut esencial ne ruajtjen e ritmeve te qendrueshme ekonomike ne periudhen afatmesme dhe afatgjate", - behet e ditur ne deklaraten e BSH-se.

Jo poshte 2%

"Zoti" inflacion eshte shenjestruar gjithe kohen nga ana e qeverive dhe bankiereve qendrore, si shkaktar i probleme te medha te ruajtjen e fuqise blerese te parase dhe nga ana tjeter, mbetet nje faktor deciziv dhe per fatin e shume qeverive. Por zakonisht jemi mesuar qe bankieret qendrore te vene alarmin ne kohera kur cmimet vetem rriten. Situata aktuale e ekonomise boterore dhe e asaj shqiptare paraqitet disi me komplekse, kur te gjithe po perballen me nje renie te cmimeve. Nje renie e cmimeve mbetet po aq e rrezikshme se nje rritje e tyre, madje ne permasa deflacioni mund te shkaktoje falimentime dhe papunesi me te madhe se nje inflacion njeshifror. Edhe Banka e Shqiperise ka si objektiv te poshtem te sajin per inflacionin nivelin 2 per qind. Ndersa mbetet si nivel i shenjestruar, niveli prej 3 per qind ne vit

Tkurret kredia

BSH ben te ditur se sektori bankar ka vazhduar te mbeshtese ekonomine me kredi gjate muajit tetor, por duke shenuar nje ngadalesim te ritmit te rritjes. Kredidhenia nga sistemi bankar vazhdon te mbeshtese me se tepermi bizneset, te cilet kontribuojne me 66 per qind te zgjerimit te stokut. Individet mbeten ende nje nga tregjet me potencial te madh per bankat e nivelit te dyte.

Interesat mbeten te larta

Tregu bankar sipas raportit paraqitet me nje nivel me te larte te interesave per kredine dhe depozitat krahasuar me vitin 2007. Interesat per depozitat ne leke dhe ne euro, ndonese jane ulur pas perfundimit te ofertave verore, qendrojne ne nivele relativisht me te larta sesa nje vit me pare. Njekohesisht, normat mesatare per kredine ne leke dhe ate ne valute kane pesuar rritje ne muajin tetor.

Faktoringu

BSH miratoi kerkesen e Bankes Credins sh.a. per te shtuar ne listen e veprimtarive te licencuara me pare edhe veprimtarine shtese te faktoringut dhe te financimit te transaksioneve tregtare, pasi banka plotesoi kushtet


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›