E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Beratit dhurata femijeve jetime

Femijet jetim te qytetit te Beratit kane marre dhurata dje nga bashkia e qytetit per Festat e fund vitit. Me nje fond te akorduar nga buxheti i saj, bashkia e ketij qyteti ka organizuar sot nje aktivitet me femijet jetime, te moshes nga zero deri ne 14 vjec, te cilet kane festuar nen shoqerine e njeri-tjetrit dhe kane marre dhurata. Aktiviteti eshte organizuar ne ambientet e Pallatit te Kultures "Margarita Tutulani". Qendra kulturore e femijeve ne kete qytet organizoi nje program artistik kushtuar femijeve jetime. Plote 50 femije te tille kane ndjekur nga afer aktivitetin kushtuar atyre me rastin e festive te fund vitit. Kryetari i bashkise Fadil Nasufi, i uroi femijeve nje vit te mbare duke premtuar me teper vemendje per kete kategori femijesh qe nuk kane ngrohtesine si te gjithe femijet e tjere. Ndersa, edhe prefekti i Beratit, Thoma Rumnici shperndau dhurata per ta. Nderkohe qe kryetari i shoqates se jetimeve per qytetin e Beratit Dhimiter Dushi pasi falenderoi bashkine e qytetit per zhvillimin e ketij aktiviteti beri apel per femijet jetime, duke kerkuar me teper vemendje per ta, me qellim qe ata mos te kujtohen vetem per Festat e fundvitit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›