E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta, 150 mije shperblime per pensionistet

Gjithashtu, ky institucion do te shperndaje edhe pensionet neper shtepi

Posta Shqiptare ka marre te gjitha masat dhe ka organizuar punen ne te gjitha nivelet per nje ecuri normale te procesit te pageses se shperblimit te pensionisteve per Vitin e Ri. Duke filluar qe nga dita e hene, te gjitha zyrat postare te caktuara per shperndarjen e shperblimit te pensionisteve, kane filluar punen normalisht per t'i sherbyer moshes se trete. Gjate tre diteve te punes pa nderprerje jane shperndare ne nje situate normale rreth 150 mije shperblime, pra afro 30 per qind e totalit. Zyrat postare do te funksionojne pa nderprerje cdo dite te javes (perfshire ditet e pushimit dhe Festave) nga ora 7.30-20.00, por edhe deri sa te largohet pensionisti i fundit, per te cilet ne menyre qe te mos sorollaten, eshte formuluar dokumentacioni perkates per t'u plotesuar ne sportel. Deri me tani jane vene ne gatishmeri te plote i gjithe stafi i Administrates Qendrore si dhe te filialeve per te qene ne korrent me situaten dhe problematikat e mundshme, qe mund te lindin gjate procesit te shperndarjes. Duhet theksuar se shperndarja e shperblimeve do te behet ne baze te nje grafiku te percaktuar nga ISSH per pensionistet, grafik ky i cili eshte afishuar qe dje ne cdo zyre dhe sportel postar. Paralelisht Drejtoria e Sigurise Postare do te ushtroje pergjate gjithe kohes kontrolle te herepashershme ne zyrat postare, per te ndjekur ecurine e procesit. Do te kete gjate gjithe kohes bashkepunim me Policine e Shtetit si dhe me institucione te tjera si ISSH dhe KESH ne rastet e mundshme sporadike te ndonje ngerci ne shperndarje, te cilat do te eliminohen ne kohe rekord dhe me perpikmerine me te madhe. Eksperienca e viteve te meparshme ka treguar se mungesa e energjise elektrike ka qene ne disa raste nje pikenisje per krijimin e radheve dhe konfuzionit ne sportele. Per kete arsye Posta Shqiptare ka pajisur me gjeneratore shumicen e zyrave postare, ne menyre qe raste te tilla te mos perseriten gjate ketij viti. Gjithashtu nje pike tjeter shume e rendesishme eshte dhe marrja e informacionit ne cdo kohe, deri ne mbylljen e zyres se fundit te sherbimit. Per kete arsye Posta do te organizoje punen ne dy turne te cilat do te jene ne gatishmeri te plote per cdo nevoje te klientit.

Ne shtepi

Njekohesisht Posta Shqiptare eshte e angazhuar qe te shperndaje dhe per afro 100 mije pensioniste pensionet ne shtepite e tyre. Bashke me to, do t'u jepen falas dhe shperblimet e fundvitit. Shperndarja e shperblimeve, behet ne baze te nje grafiku te percaktuar nga ISSH.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›