E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Durresit, dhuratat per femijet e ish-kenetes

Kryetari i bashkise se Durresit ka shperndare dhuratat e Festave te fundvitit femijeve te zones se ish-kenetes. Kryebashkiaku Dako ka vizituar qendren ditore komunitare "Sot, per te ardhmen" qe ndodhet ne kete zone. Ne kete qender, te hapur nga shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare dhe nje shoqate gjermane trajtohen 70 femije, te rinj dhe gra te kesaj zone. Kjo qender, e cila ka nje sere bashkepunimesh me bashkine e Durresit zhvillon kurse te shumellojshme, gjuhesh te huaja dhe kurse profesionale per te rinjte dhe grate e zones se ish-kenetes dhe njekohesisht prej nga ora 9 e mengjesit deri ne oren 17.00 nje numer i konsiderueshem femijesh, zhvillojne atje kurse gjuhesh te huaja dhe nje sere aktivitetesh mesimore dhe argetuese. Kryebashkiaku ka festuar se bashku me femijet ne nje atmosfere te bukur te krijuar nga programi artistik i organizuar nga vete femijet e kesaj qendre. Pas ketij programi kryebashkiaku Dako, i ka premtuar femijeve qe trajtohen ne kete qender se ata jane gjithmone ne vemendje te baskise, e cila ka nje sere projektesh per zhvillimin dhe integrimin e kesaj zone, qe eshte pjese e rendesishme e Durresit. Kryetari i baskise, Dako i ka uruar Festat femijeve dhe iu ka shperndare atyre dhuratat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›