E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge dhe arme, kerkohen 49 vjet burg

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje per kater te pandehurit nga Elbasani, te akuzuar per trafik droge dhe municionesh, ne bashkepunim te denohen me 49 vjet heqje lirie gjithsej. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar dje trupit gjykues shpalljen fajtor dhe denimin e te pandehurit Besnik Braka me 18 vjet, per te pandehuren Zamira Gjongecaj 7 vjet burg, Zamir Ferhatin 17 vjet, ndersa per Tajar Lecini 7 vjet. Sipas prokurorit te pandehurit, kane kryer vepren penale te trafikut te armeve nga Greqia drejt Shqiperise ne vitin 2000. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Besnik Braka ne vitin 2005 bashke me shokun e tij Zamir Ferhatin, kane transportuar per ne Greqi 500 mije fisheke automatiku. Kamioni qe po i transportonte u zbulua ne Kakavije, ku siper arkave te fishekeve te fshehur kishte qymyr druri. Te arrestuarve iu kapen edhe 5 kilograme heroine e paster, e cila dyshohet se vinte nga Turqia dhe do te dergohej ne Itali. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›