BSH: Apel ndaj krizës, ende sështë larguar rreziku
Banka e Shqipërisë njofton se ekonomia jonë nuk ka pasur pasoja nga kriza financiare globale. Gjithsesi banka bën apel për kujdes, pasi efektet e krizës globale e rrezikojnë ende Shqipërinë.
TIRANE- Banka e Shqipërisë vlerëson se kriza financiare globale nuk ka dhënë efekte në sistemin bankar dhe në ekonominë e vendit tonë. Këshilli i Mbikëqyrjes i bankës ka marrë në shqyrtim raportin e politikës monetare për tre mujorin e tretë të vitit, ku konstatohet se aktiviteti ekonomik në vend ka ecur sipas parashikimeve. Inflacioni shfaqet në nivele të kontrolluara dhe brenda objektivit, ndërsa sistemi bankar shqiptarë paraqitet i shëndetshëm. Gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti ka vijuar rritja e kredisë me 43 për qind ose 29 miliardë lekë kundrejt vitit të kaluar. Por, pavarësisht panoramës pozitive, banka bën apel për kujdes. Institucioni Mbikëqyrës Bankar njofton se po monitorohet me kujdes situata. Ajo rendit edhe disa nga pasojat që mund të ketë ekonomia vendase nga kriza financiare globale, të cilat do të reflektohen në kushte më të vështira për financimin e aktivitetit me një rënie të kërkesës së huaj të të ardhurave nga emigrantët dhe investimeve të huaja direkte. Sipas Bankës së Shqipërisë të gjitha këto mund të sjellin një ritëm më të ulët rritjeje gjatë vitit 2009, ndonëse në nivele që mbeten gjithsesi të pranueshme. (a.r/news24/balkanweb)