BSH: Bankat po vijojne t'u japin kredi bizneseve Eglantina Nasi
Bankat po vijojne te tregojne besim ndaj sipermarrjeve private ne Shqiperi, duke i kredituar ato dhe duke siguruar ne kete menyre nxitjen dhe zhvillimin e tyre. Nje fakt te tille e tregojne shifrat ne rritje te treguesit te kredidhenies ndaj ekonomise ne teresi. Publikuar nga Banka e Shqiperise, ato numerojne plot 533 miliarde leke, te dhena ne forme kredie deri ne fund te muajit nentor te vitit te kaluar. Nje shifer kjo qe rezulton me rreth 2 miliarde leke me e larte se ajo e kredidhenies ne muajin e meparshem, tetorin. Nderkaq, po te njejtat shifra flasin edhe per nje rritje te kreditimit, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare, pra me muajin nentor 2010. Konkretisht, behet fjale per nje rritje vjetore ne nivelin prej 12 per qind, cka flet per ruajtje te normes rritese te kreditimit. E kjo, pavaresisht efekteve te perfolura si te mundshme te ndikimit te krizes financiare qe ka perfshire rajonin, ndaj ekonomise shqiptare. Nderkaq, ekspertet financiare shpjegojne se kjo norme rritje ne vazhdim e treguesit te kreditimit tregon jo vetem faktin se bankat kane ende besim te bizneset dhe qendrueshmeria e tyre, por edhe se ato kane ende nje likuiditet te larte. Mesohet se vetem nje e treta e kredise se re, te dhene gjate vitit 2011, ka shkuar per investime, ndersa dy te tretat e totalit te saj, ka qene ne formen e financimeve per nevojat operative afatshkurtra te biznesit. Megjithate, cka bie ne sy permes shifrave, eshte fakti se bankat jane me te kursyera, kur bie fjala per te levruar kredi ndaj individeve. Kjo tregon se bankat vleresojne bizneset dhe jo individet, si me te afte per te permbushur detyrimet e tyre lidhur me shlyerjen e kredive te marra prane tyre. Nje fakt te tille bankat e kane mesuar nga prova e dhene prej te dy grupimeve gjate viteve te fundit, nga ku, sipas te dhenave te Shoqates se Bankave, ka rezultuar se kredimarresit biznese jane me te shpejte dhe me korrekte ne shlyerjen e kredive te marra, sesa kredimarresit individe. Nderkaq, sa i perket ndarjes krahinore qe preferojne bankat per te akorduar kredite e tyre, qarku i pare vazhdon te mbetet Tirana. Pas saj, renditja vijon me qytetin e Durresit, Elbasanit, Shkodres, Korces, Vlores, Fierit dhe Lezhes sa i perket dhenies se kredive nga ana e bankave qe operojne ne sektorin tone bankar.