Viktimat e 21 janarit krahasohen me kryeterroristin gjerman
Skandal i radhes se kryetarit socialist Edi Rama. Personat qe humben jeten ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit qe shkoi, krahasohen me kryeterroristin gjerman Andreas Baader. Behet fjale per themeluesin e organizates se pare terroriste pas Luftes se Dyte Boterore, ne Gjermani, "Red Army Faction" (Fraksioni i Armates se Kuqe). Baader, terrorist famekeq, eshte pikturuar nga nje piktor bashkekohes, Gerhard Ritcher. Por piktura me njeriun famekeq qe aludohet se ka vrare veten ne qeli, eshte konsideruar nga shume njerez si nje personazh negativ, i cili as qe duhej bere pjese e artit, qofte ai dhe bashkekohor. Vete autori ka pohuar se nuk do te merret fare me faktin se Baader ishte nje terrorist famekeq, por ka dashur te merret ne art, me castet kur gjendet i vdekur ne qeli.
***
Mesazhi i kryetarit te Partise Socialiste ne faqen zyrtare te internetit per ngjarjen e 21 janarit eshte shprehur me nje tekst ku hidhen akuza per moszbardhjen e vdekjes se 4 shtetasve, ne demonstraten e inspiruar dhe organizuar prej tij dhe bashkepunetoreve ne opozite, demonstrate qe degjeneroi ne akte dhune ndaj forcave te sigurise dhe rendit. Por nuk eshte ky i vetmi element me te cilin Rama ka komunikuar me publikun dhe vizitoret e faqes se tij. Ne faqen zyrtare ne internet te kryesocialistit eshte ekspozuar kjo pikture qe paraqet imazhin e nje burri, i cili shtrihet i vrare. Shpjegimi qe kreu i PS-se ka dhene per pikturen e artistit gjerman eshte: "Man shot doun", pikture nga ekspozita e sapohapur e Gerhard Ritcher, ne Tale Modem te Londres.
Ne te vertete ekspozita eshte hapur qe nga muaji tetor ne kete muze dhe eshte mbyllur ne muajin qe ka hyre. Por ajo qe nuk eshte sqaruar ne pikture ka te beje me personazhin e qe ka fokusuar z. Rama. Kryetari i Partise Socialiste ka krahasuar ne menyre te shemtuar viktimat e 21 janarit te vitit 2011 me kryeterroristin Andreas Baader, themelues i organizates se pare terroriste pas Luftes se Dyte Boterore, ne Gjermani, "Red Army Faction" (Fraksioni i Armates se Kuqe). Nuk dihet se cila eshte simbolika nga ku eshte nisur kreu i Partise Socialiste, por pamja e pikturuar nga piktori gjerman bashkekohes Gerhard Ritcher, tregon momentin kur themeluesi i organizates terroriste, pergjegjese per atentate dhe sulme te armatosura, eshte gjetur i vdekur ne qeline e tij ne tetor te vitit 1977. Zyrtarisht, Baader eshte vetevrare ne qeli dhe artisti gjerman thote se eshte frymezuar nga fotot qe policia ka bere mbi trupin e terroristit.
Kurse kreu i PS-se ka zgjedhur te paralelizoje viktimat e 21 janarit me personazhin qe ne Gjermani njihet si terrorist, kriminel i frikshem, grabites bankash dhe ideator i disa rrembimeve dhe akteve terroriste, si dhe drejtues i nje organizate qe, jo me kot, shkrimtari i mirenjohur Jillian Becker e ka etiketuar si "Femijet e Hitlerit".
Paralelja e hequr nga kreu i PS-se mes piktures se nje artisti modern dhe simbolikes se 21 janarit, komplikon edhe me teper qendrimin qe Partia Socialiste ka mbajtur ndaj demonstrates se dhunshme te nje viti me pare, ne qender te Tiranes. Te krahasosh te ndjeret e 21 janarit me nje terrorist famekeq, eshte gabimi me i evitueshem qe duhet te beje nje politikan, porse ky eshte thjesht skandali i radhes se z. Rama.
Pavaresisht kesaj, kryetari i Partise Socialiste ka vendosur dje, gjate takimit me sekretaret e partise, qe te zhvilloje homazhe ne njevjetorin e demonstrates se 21 janarit. Mesohet se drejtuesit e selise roze do te vendosin lule ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", si dhe do te vizitojne familjet e kater viktimave qe humben jeten ne demonstraten e dhunshme te organizuar nga vete kreu i PS-se.
Mesazhet me piktura te kreut te PS
Piktura e zgjedhur per 21 janarin nuk eshte e vetmja me te cilen kreu i PS-se ngjall debate. Gjate festave te fundvitit, kryesocialisti zgjodhi nje foto nudo per te uruar shqiptaret per Vitin e Ri. Imazhi i zgjedhur nga Rama ishte portret gruaje gjysme te veshur, e cila ka nxjerre kurrizin dhe fundshpinen zbuluar deri ne detaje. Portreti ishte veper e artistit amerikan Man Ray, e realizuar ne vitin 1924. Edhe pse fotoja solli reagime jo te pakta ne opinion, duke e cilesuar te papershtatshme per urim, Rama dhe mbeshtetes te tij ju pergjigjen kritikeve se nuk e kuptonin artin.