E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria: Te ulet norma baze e interesit per Lekun Eglantina Nasi

Norma baze e interesit aktual per monedhen kombetare, prej 4.75 per qind, duhet qe te ulet edhe me teper nga ana e Bankes se Shqiperise. Ky eshte propozimi me i ri qe mberrin nga ana e institucionit te njohur te biznesit "Konfindustria". Duke shtuar me tej edhe faktin se, prej Bankes se Shqiperise nevojitet qe ne nje kohe sa me te shpejte, te rivleresoje politiken e saj monetare ne teresi. Ky propozim i "Konfindustria"-s, bazohet ne argumentin e saj se me uljen e metejshme te normes baze te interesit per monedhen vendase, do te luftohet mungesa e likuiditetit ne ekonomi. "Ai vjen pas te dhenave nga grupet kryesore te industrive, per renie te perseritur ne 3 tremujoret e pare te vitit 2011. Konkretisht, te treguesit te shitjeve, te shoqeruar edhe me ulje te normes se fitimit te nje pjese te madhe te tyre. Renia e treguesit te konsumit ne nje vlere prej mbi 2 per qind, te vertetuar ne pjesen e pare te vitit 2011, shpreh qarte mungesen e likuiditetit ne ekonomi, shoqeruar edhe me renien e besimit konsumator", citon ne deklaraten perkatese, administratori i pergjithshem i "Konfindustria"-s, Gjergj Buxhuku. Ne te tilla kushte, sipas tij, paraqitet mese e nevojshme ulja e normes baze te interesit per Lekun, ne menyre qe ai te jete me i pranishem ne tregje dhe te ofroje keshtu, me shume mundesi per likuiditete. Nga ana tjeter, "Konfindustria" vlereson se parashikimi per nje ulje te shpejte, te perseritur te normes se interesit per Euro-n nga Banka Qendrore Europiane, shtimi i prekshem i depozitave te qytetareve shqiptare ne sistemin bankar te vendit, qendrueshmeria e Lekut sidomos kundrejt monedhes evropiane, si dhe norma e inflacionit vjetor, pergjithesisht brenda parashikimeve, krijojne kushtet e nevojshme per mundesine e ndjekjes se nje politike monetare kombetare nxitese me kahun drejt uljes se normes baze te interesit te sotem prej 4.75 per qind. "Nese do te merret parasysh edhe niveli relativisht i ulet i shpenzimeve publike, te parashikuara ne buxhetin e vitit 2012, nxitja e kreditimit nga sektori bankar kthehet ne nje nga menyrat e pakta ne dispozicion, per te shpresuar ne arritjen e parashikimeve buxhetore ose te pakten ne mbajtjen ne vlera pozitive, te rritjes ekonomike te vendit ne vitin e veshtire 2012", citon me tej "Konfindustria", ne vijim te argumentimit te saj se perse duhet qe te ulet norma baze e interesit te monedhes vendase, Lekut.

Duke perfunduar me faktin se "niveli relativisht i ulet i jetes se qytetareve shqiptare percakton konsumin e mallrave dhe sherbimeve bazike me te domosdoshme te jeteses, cdo renie e metejshme do te prekte ndjeshem industrite prodhuese vendore, te perqendruara ne sektoret e mesiperm, duke rrezikuar hyrjen e ekonomise ne nje cikel te mbyllur negativ, me pasoja te renda ne qendrueshmerine makroekonomike te vendit, papunesine dhe mireqenien e qytetareve shqiptare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›