Përplasja, Urdhri i Farmacistit: Ilaçet, 20 % më të shtrenjta
TIRANË- Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave Besnik Jaku kundërshton deklaratat e Urdhrit të Farmacistit të dhënë pak ditë më parë për rritjen e çmimit të barnave me 20 për qind, për shkak të vendosjes së pullës fiskale. Sipas tij, vendosja e kësaj pulle nuk ka kosto që të ndikojë në rritjen e çmimit të barnave. Qëllimi i saj është të vërë më në kontroll tregun farmaceutik.
"Bëhet fjalë të vendoset një pullë që do të jetë dyfishe, që ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në çmimin e barnave, nuk bëhet fjalë për të pasur asnjë lloj ndikimi. Pulla dyfishe është më e sigurt, më cilësore", - tha Jaku. Por pas deklaratës së tij ka pasur sërish një reagim nga presidenti i Urdhrit të Farmacistit Arian Jaupllari, i cili ka theksuar se: "Është vendosur një pullë, e cila do të jetë pulla fiskale, që do të rrisë çmimin për vitin 2012 rreth 20 për qind më shumë se sa pulla e sotme që është vendosur në kutitë e barnave.
Kostoja e prodhimit të pullës fiskale për barnat do të jetë me çmimin shtatë herë më i lartë se çmimi i pullës së sotme, kostoja e pullës së sotme është 0.7 lekë për copë, nesër do të jetë 4.9 lekë. Më pas shtohet këtu një element tjetër i rëndësishëm, kostoja e transportit të pullave. Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë pra 93% më e lartë se pulla e sotme", thotë Arjan Jaupllari.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)