E Hënë, 2 Nëntor 2026

BSH: Bankat, tani po "korrin" me pak fitime Eglantina Nasi



Sistemi bankar shqiptar vazhdon te rezultoje me tregues pozitive te tij, por megjithate, fitimet e tij po shfaqen ne renie dhe jo me rritje progresive, si ne periudhat pararendese. Nje fakt te tille e rezultojne te dhenat statistikore te publikuara nga Banka e Shqiperise, per gjysmen e pare te ketij viti, sipas te cilave, zeri i te ardhurave te bankave te nivelit te dyte ne teresi, rezulton me renie. Konkretisht, sipas tyre, te ardhurat nga interesat shfaqen me nje nivel prej 41%, gjate dy tremujoreve te pare te 2012-es. Ne nje kohe, kur vitin e kaluar, ky tregues ka rezultuar deri ne 47%, gjate tremujorit te pare dhe 45%, 44% dhe 42%, respektivisht ne tremujoret pasardhes. E ne vazhden e treguesit te interesave, rezultojne me renie edhe fitimet e siguruara prej atyre te arketuar nga klientet, perkatesisht ne 25% te totalit, kur vitin e kaluar ato kane qene deri ne nivelin prej 29%. Gje e cila mund te thuhet gjithashtu, edhe per interesat e arketuara nga letrat me vlere, te cilat kapin nivelin prej 14%, gjate dy tremujoreve te pare te ketij viti, krahasuar me nivelet deri ne 15-16% te tyre, gjate tremujoreve te tjere te vitit te kaluar. Nga ana tjeter, ne stanacion rezultojne edhe te ardhurat qe bankat e nivelit te dyte kane siguruar nga veprimet me thesarin apo ato nderbankare - vetem 2%, si edhe gjate muajve te vitit te kaluar. Por, edhe te ardhurat nga komisionet, te cilat rezultojne ne nivelin e tyre prej 4% qe prej vitit 2009, dhe nuk kane ndryshuar aspak, si edhe ai i veprimeve me letrat me vlere, vetem 1% te totalit te fitimeve, prej vitesh te tera. Nderkaq, ne nje renie te dukshme rezultojne fitimet e bankave nga veprimet me valutat e huaja, saktesisht ne nivelin prej 26% te totalit te tyre, gjate dy tremujoreve te pare te ketij viti, nga nivelet pergjegjese prej 30%, 31%, 33% dhe 34%, qe norma e ketij fitimi ka rezultuar perkatesisht gjate tremujoreve te vitit te kaluar. Por, duhet thene gjithashtu se bankat nuk kane mundur te sigurojne dot gjate ketij viti, as edhe ndonje te ardhur te cilesuar si e "jashtezakonshme", ze ky i cili ne fakt, figuron prej vitesh ne nivelin prej 0%, ne listen e totalit te te ardhurave te siguruara nga sistemi shqiptar bankar, i nivelit te dyte. Nderkaq, ne kete listim, duket se figuron me rritje vetem zeri i transferimeve nga fondet rezerve per zhvleresimin e llogarive per t'u arketuar, respektivisht me nivelin prej 28% te totalit te te ardhurave, gjate dy tremujoreve te pare te ketij viti, nga 17% qe ky tregues ka figuruar gjate tremujoreve te tjere te vitit pararendes, 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›