E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Bankat te raportojne llogarite e dyshimta

Eksperte te BSH-se te pranishem ne Konferencen nderkombetare per mbrojtjen e monedhes euro nga falsifikimet qe po zhvillon punimet ne Tirane nga data 19-22 tetor shprehen rendesine e masave ligjore nga Autoriteti Mbikqyres i BSH-se per kryerjen e transaksioneve elektronike te kontrolluara.

Ne kete kuader vleresuan ata rregullorja e re Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit e cila eshte miratuar nga Banka e Shqiperise ne mbledhjen e fundit te Keshillit Mbikeqyres te saj qe shfuqizon rregulloren e vjeter Per parandalimin e pastrimit te parave miratuar me date 25.02.2004 ka per objekt te saj percaktimin e procedurave dhe dokumentacionit per identifikimin e klientit rregullave per regjistrimin dhe transparence te transaksioneve.

Sipas rregullave te reja te bera publike nga BSH-ja klasifikimi i klienteve sipas rrezikut behet duke gjykuar mbi mundesine qe subjekti te perdoret nga klienti me qellimin e pastrimit te parave ose financimit te terrorizmit.

Ne nje rast tjeter klienti mund te tentoje te perdore biznesin e tij ligjor me qellim qe te perzieje parate e paligjshme me te ardhurat e ligjshme. Keshtu BSH-ja orienton bankat e nivelit te dyte te raportojne per transaksione te cilat duke gjykuar mbi subjektin qe kerkon ti kryeje shfaqen me nje vlere jo te zakonte ose ekonomikisht te pajustifikueshme.

Po keshtu rekomandohet te kontrollohen transaksione te se njejtes natyre te perseritura prane te njejtes dege ose te njejtes agjenci ne menyre te tille qe te bejne te dyshosh per qellime te paligjshme.

2010-10-21 0842

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›