Jo tryezes protestat pas vizave Qamil Xhani
Opozita e bashkuar do te nise protestat kunder qeverise pas dates 8 nentor. Mbledhja e djeshme tryezes se koalicionit te opozites ka vendosur qe pas marrjes se liberalizimit te vizave te filloje dhe aksioni kunder mazhorances. Ne emer te gjithe opozites Prec Zogaj tha dje ne nje prononcim per mediat se protestat do te zhvillohen ne nje kohe te dyte pas vendimit te Keshillit te Ministrave te BE per ceshtjen e vizave. Opozita e Bashkuar nuk ka caktuar asnje date per mbajtjen e protestave pasi fillimisht do te pritet mbledhja e Ministrave te Bashkimit Evropian per miratimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret tha dje Zogaj. Sipas tij te gjithe aleatet kane qene te nje mendimit per sa i perket kesaj ceshtje. Ne takim kane qene te pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela dhe perfaqesuesi i ish-te perndjekurve Kurt Kola. Nderkohe qe ne kete takim ka munguar vetem kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule. Tema e protestave do te jete serish transparenca nderkohe qe do te theksohet dhe situata ekonomike dhe denoncimi i korrupsionit nga ana e opozites. Sipas planit te hartuar dhe me pare protestat do te nisin nga rrethet per te kulmuar me nje proteste te madhe ne kryeqytet. Nderkohe qe po dje gjithe aleatet e opozites kane vendosur te bojkotojne tryezen e thirrur nga kryeministri Sali Berisha per reformen zgjedhore. Aleatet e PS-se kane mbeshtetur qendrimin e mbajtur dy dite me pare nga kreu i PS-se Edi Rama i cili tha se pa ndryshimet ne ligjin elektoral nuk permiresojne standardet e zgjedhjeve nese nuk ka vullnet per transparencen. Transparenca mbetet celesi per zgjidhjen e krizes. Nuk ishte Kodi ai qe prishi zgjedhjet por shkelja e tij dhe rasti i Ruzhdies konfirmon deformimin tha Zogaj dje per mediat. Ai ka theksuar se tashme dhe partneret nderkombetare presin qe te kete nje zgjidhje per ceshtjen e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Partneret evropiane po kerkojne zgjidhjen e ngercit qe nis nga hetimi i zgjedhjeve. Ne mbeshtesim qendrimin e Partise Socialiste per te mos marre pjese ne tryeze pa u bere me pare transparenca e zgjedhjeve. Tryeza e reformes ska sens pa te gjitha palet dhe qeveria nuk mund ta beje e vetme kete reforme tha Zogaj dje per mediat. Ai u shpreh se ky ka qene qendrimi i gjithe paleve nderkohe qe ka lane te kuptohet se kushdo prej aleateve te PS-se mund te marre pjese por ka theksuar se me e rendesishme eshte ceshtjet e transparences. Gjithsekush eshte i lire te ndermarre vendimet e veta politike por duhet te jemi serioz dhe te kuptojme se transparenca e zgjedhjeve i kerkohet si kusht Shqiperise per te vazhduar ne rrugen e integrimit evropian tha Zogaj.