E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE Vizat hiqen tani pune per integrimin Rozeta Rapushi

Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy rithekson ne Tirane angazhimin e Bashkimit Evropian per te ardhmen evropiane te rajonit. Si dhe vlereson reformat e Shqiperise duke inkurajuar edhe vijueshmerine e tyre. Nga ana tjeter Presidenti i KE-se pohoi se liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij si dhe shprehu besimin se ky hap do te ndermerret shume shpejt. Me pak fjale deshiroj qe te permend edhe procesin e liberalizimit te vizave. Kjo eshte nje ceshtje jo vetem simbolike por eshte edhe praktike. Simbolike per arsye se ka te beje me nje nga lirite me themelore te Bashkimit Evropian dhe praktike pasi liberalizimi i vizave do te thote qe u jep qytetareve mundesi te prekshme. Liberalizimi i vizave per Shqiperine eshte tashme vetem nje hap nga realizimi i tij. Une kam besim se ky hap do te ndermerret shume shpejt deklaroi Van Rompuy. Ne kuader te turit te tij ballkanik kreu i KE-se Van Rompuy tha dje pas takimit koke me koke me kryeministrin Sali Berisha se Evropa po ben dhe do te beje shume perpjekje per te mbeshtetur vendet e Ballkanit Perendimor. Por mesazhi im nuk eshte vetem rajonal. Une erdha ne Tirane me nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar perpjekjet per reforma dhe rolin pozitiv qe vendi juaj po luan ne rajon Po ashtu e pergezova zotin Kryeminister per progresin e jashtezakonshem qe ka bere Shqiperia ne keto 20 vitet e fundit. Dhe ky progres eshte edhe me historik sesa vizita ime sot ne Tirane u shpreh Presidenti i KE-se. Sipas tij ne kete periudhe 20 vjecare Shqiperia ka ecur shume perpara eshte nje vend anetar i NATO-s ka hyre ne fuqi Marreveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian dhe se shpejti Komisioni Evropian do te nxjerre nje opinion per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Une nuk duhet te spekuloj per substancen per thelbin e rekomandimeve te Komisionit Evropian por gjithsesi opinioni ka per te qene i drejte dhe objektiv. Ky opinion do te pasqyroje situaten ne vend duke u dhene meritat e duhura arritjeve te Shqiperise dhe duke evidentuar apo identifikuar sfida te reja per te ofruar udhezime te tjera per te ardhmen e Shqiperise ne reformat e saj tha ai. Per sa i perket rruges drejt Bashkimit Evropian Rompuy nuk fshehu faktin se ka ende pune per te bere. Sipas tij ashtu si dhe Kryeministri Sali Berisha zgjerimi do te jete nje proces i bazuar mbi performancen apo punen e bere duke pasur nje fokus ne plotesimin e standardeve dhe kritereve per integrimin evropian. Ne kete kuader Van Rompuy tha se agjenda e demokracise dhe e shtetit te se drejtes do te mbetet e nje rendesie te vecante per te ardhmen. Progresi i qendrueshem ne fusha si shteti i se drejtes apo reforma ne gjyqesor lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten ceshtje kyce. Reformat nevojitet qe te zbatohen ne menyre efikase. Zoti Kryeminister qeveria juaj eshte shume ne dijeni te sfidave qe ka perpara. Sigurisht Bashkimi Evropian do tju mbeshtese ju ne perpjekjet tuaja por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve theksoi ai duke shtuar faktin se perspektiva apo e ardhmja Evropiane e ketyre vendeve eshte e qarte ajo nuk mund te pritet qe te zevendesohet vetem nga bashkepunimi rajonal.

BE Integrimi mbeshtetje pa rezerva Shqiperise
Ne viziten e tij te shkurter ne Shqiperi Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy zhvilloi nje takim edhe me kreun e shtetit Bamir Topi. Gjate takimit ne Presidence Topi vleresoi bashkepunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian duke theksuar se vullneti e perpjekjet e vazhdueshme te Shqiperise per permbushjen e standardeve te kerkuara jane deshmi e interesit dhe e angazhimit te panderprere te shtetit dhe qytetareve shqiptare per integrimin evropian. Duke iu referuar fazes aktuale ku ndodhet Shqiperia ne pritje te dy vendimeve historike ate te zyrtarizimit te liberalizimit te vizave dhe opinionit per marrjen e statusit te vendit kandidat Kryetari i Shtetit shqiptar e njohu Presidentin e Keshillit Evropian me mobilizimin e strukturave tona dhe intensifikimin e fushates per sensibilizimin dhe njohjen e qytetareve shqiptare mbi procesin e liberalizimit te vizave detyrimet dhe te drejtat qe rrjedhin prej tij. Ne jemi te vetedijshem per pergjegjesite e angazhimet e medha qe mbart ky vendim. Une shpreh bindjen se vota e Parlamentit Evropian ne 7 tetor 2010 te cilen ne e pershendesim do te pasohet nga miratimi i Ministrave te Brendshem te BE-se ne takimin e dates 8 nentor 2010 tha Topi. Nga ana e tij Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy shprehu mbeshtetjen e pa rezerva per te ardhmen evropiane te Shqiperise duke theksuar rendesine e vazhdimesise se reformave integruese. Ai vuri ne dukje nevojen per reforma me intensive ne fusha si konsolidimi i metejshem i institucioneve te pavarura demokratike lufta kunder korrupsionit shteti i se drejtes dhe mbrojtja e lirive e te drejtave te njeriut si dhe perpjekjet per nje qeverisje edhe me te mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›