E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Reforma zgjedhore brenda vitit Qamil Xhani

Hartimi i reformes zgjedhore eshte nje detyrim ndaj qytetareve dhe partnereve nderkombetare per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate mbledhjes se Kryesise se kesaj partie. Ai ka theksuar se nuk do te lejohet qe edhe kete here reforma me e rendesishme per standardet e zgjedhjeve te lihet ne minuten e fundit. Ne menyre qe te tregojme nje pergjegjshmeri perpara partnereve nderkombetare qe e kerkojne me insistim berjen e reformes zgjedhore ne kohe ne Shqiperi dhe jo per te toleruar shtyrjen e saj ne minutat e fundit sikurse gjithnje ka ndodhur pikerisht per shkak te mungeses se vullnetit te segmenteve te caktuara per te realizuar zgjedhje te lira tha dje Meta. Ne menyre te vecante kreu i LSI-se ka pershendetur dhe ftesen e bere nga kryeministri Sali Berisha per mbledhjen e tryezes se partive politike. Ne do te marrim pjese ne kete tryeze me mendime konkrete dhe me synimin qe mundesisht brenda vitit te perfundoje kjo reforme zgjedhore ne menyre qe me ligj te thellohet transparenca e proceseve zgjedhore ne Shqiperi dhe te garantohet plotesisht-tha Meta. Kreu i LSI-se ka theksuar se ftesa e bere nga kreu i mazhorances synon jo thjesht berjen e shtesave verbale te Kodit Zgjedhor por realizimin e nje reforme brenda standardeve. Ne kete linje Meta ka theksuar se LSI-ja do te paraqitet ne menyre serioze duke bere propozimet perkatese. Ai ka kerkuar nga komisioni i LSI-se per zgjedhjet qe te hartoje propozimet e duhura. Ne do te vazhdojme te vijojme me kontributin tone ndaj une do ti kerkoja dhe komisionit per ceshtjet elektorale dhe zgjedhore te LSI-se te shprehe bashkepunimin dhe ta intensifikoje pergatitjen e tij ne menyre qe ne te jemi te afte si gjithmone per te hedhur ide konkrete qe cojne me larte standardet e zgjedhjeve ne vendin tone tha Meta. Kreu i LSI-se ka theksuar se forca politike qe ai drejton ka kerkuar e para nisjen e reformes elektorale. Ai ka permendur dhe takimet e zhvilluara me perfaqesues te shoqerise civile per zbatimin ne menyre sa me te plote te rekomandimeve te nderkombetareve. Ne si LSI e kemi kerkuar me kohe nisjen e nje pune konkrete te nje platforme te prekshme per te permiresuar me te tej standardet e zgjedhjeve ne vendin tone per kete qellim kemi organizuar dhe tryeza ne te kaluaren jemi konsultuar kemi bashkepunuar ngushte me perfaqesues te shquar te shoqerise civile me OSBE- ODIHR dhe partnere te tjere nderkombetare-tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›