E Diel, 1 Nëntor 2026

66-vjeçari shet kompaninë, u shpërndan punonjësve 13 milionë $

AUSTRALI - Vendimi i pronarit të një kompanie autobusësh në Australi u shndërrua në lajmin kryesor të ditëve të fundit në të gjithë botën.

Në një kohë kur kriza globale po përhapet kudo dhe nevoja për para vazhdon të rritet, Ken Grenda vendosi të shpërblejë të gjithë punonjësit dhe për këtë arsye e shiti kompaninë tek rivali i tij, duke i ndarë fitimet me varësit.

Sipas mediave australiane, 66-vjeçari Ken Grenda e shiti kompaninë për një shumë prej 424 milionë dollarësh dhe u shpërndau punonjësve të tij rreth 13 milionë dollarë.

“Një kompani është e suksesshme nëse njerëzit që punojnë atje janë fantastikë. Disa persona kanë punuar prej vitesh në kompaninë time dhe kjo ishte më e pakta që mund të bëja.”- deklaroi 66-vjeçari.

Bonuest për punonjësit janë ndarë kryesisht në bazë të vjetërsisë në punë, ndërsa paratë janë derdhur në llogaritë e tyre pa i informuar më parë për shpërblimin që do të merrnin.

Për këtë arsye, shumë nga punonjësit u paraqitën në bankë për të pyetur nëse ishte bërë ndonjë gabim , pasi nuk u besuan syve kur panë se paga e tyre ishte shumëfishuar.
“Do ta kujtoj gjithmonë në lutjet e mia. Atë dhe familjen e tij”- u shpreh njëri nga punonëjsit, i cili përfitoi 50 mijë dollarë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›