BSH: Bizneset marrin kredi për të shlyer detyrimet
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, rritja e kreditimit ka ardhur në rënie, duke arritur në 19 për qind. Gjithsesi, ngadalësimi i ritmeve të kredisë për biznese është më i ulët krahasuar me kredidhënien për individë. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat janë treguar më konservatore në kreditë me pakicë. "Për pjesën më të madhe të periudhës, bankat kanë kredituar bizneset për të mbështetur nevojat e tyre për likuiditet", thekson raporti i politikës monetare për 6-mujorin e parë 2009. Nga të dhënat e bëra publike ditët e fundit, përmes BSH-së duket qartë se, kredia për likuiditet shënoi rritje vjetore me 37 për qind përkundrejt rritjes vjetore prej 20 për qind të kredisë për investime. Në këtë pikë, bizneset ndodhen në vështirësi për të paguar partnerët në biznes ose për të shlyer pagat e punonjësve. Kredia për sektorët e ekonomisë, në gjashtë muajt e fundit, dëshmon ngadalësim të dukshëm të kredidhënies për sektorët e ndërtimit dhe të industrisë përpunuese, kurse bujqësia e shikon veten akoma e më keq.
Sa u takon interesave për kreditë, bankat raportojnë një prirje për rritje të normave, kryesisht për valutat euro dhe dollarë. Leku ka qëndruar stabël, kurse euro po e vijon ende rritjen. Megjithatë, në pesë muajt e parë të vitit 2009 është regjistruar një prirje shtrënguese për kreditim, për të dyja monedhat, nga sistemi bankar e reflektuar edhe në rritje të normave të
interesit për kreditë e reja. Interesi mesatar për kreditë e reja në lekë është rritur mesatarisht me 0.96 pikë përqindjeje në pesë muajt e parë të vitit 2009, në 13.81 për qind, krahasuar me
vitin 2008. Ecuria e tyre pasqyron edhe tendencën e shtrëngimit të kushteve të kredidhënies gjatë kësaj periudhe. Sipas afateve të maturimit, vihet re se rritja e normës mesatare të interesit pasqyron rritjen e normës së interesit për kreditë afatmesme në monedhën vendase. "Kjo tendencë është në përputhje me preferencën e bankave për të shtrënguar më tepër kreditë afatgjata dhe ato për investime, në përgjigje të një perceptimi të tyre për rritjen e pasigurisë në vend", thotë BSH-ja.
Portofoli i kredisë në valutë preku një ritëm rritjeje me 13 për qind në muajin maj, ndërkohë kreditimi në lekë ka ruajtur ritmet e rritjes së pjesës së dytë të vitit 2008, me rreth 33 për qind. Kështu, në muajin maj raporti i kredisë në lekë ndaj totalit të portofolit arriti në 31 për qind, përkundrejt 27 për qind që shënonte një vit më parë. Sërish portofoli i kredisë për biznese dominon portofolin e kredisë të sistemit bankar, me 66 për qind të tij.