Gripi i stinës, dhjetra pacientë brenda një dite
Në rajonin e Kukësit gripi i stinës, siç dëshirojnë mjekët pediatër ta quajnë, po prek një numër të madh personash. Ditët e fundit kryesisht fëmijët ankohen për të vjella, vështirësi të frymëmarrjes, dhimbje koke dhe gjymtyrësh.
Në urgjencën e spitalit dhomat e vizitave janë të mbushura si rrallëherë. "Është shtuar dukshëm numri i njerëzve të prekur me grip, në mënyrë të veçantë fëmijët, thotë mjeku pediatër Misin Braha duke shtuar se, jemi të shqetësuar, në mënyrë të veçantë për pasojat që mund të shkaktojë temperatura, por situatën e kemi nën kontroll". Pediatri Braha e klasifikon situatën si të ngarkuar dhe shqetësimet i përshkruan si virozë e stinës. Prindërit me fëmijë në krah mbushin korridoret e spitalit në katin e urgjencës. "I kam gati të gjithë njerëzit të sëmurë me grip, por jam i shqetësuar për mbesën e vogël", thotë një banor i Kukësit i moshës 50 vjeç. Edhe mjekët pohojnë që gati në çdo familje njerëzit po vuajnë nga gripi, ndërsa një numër i tyre nuk paraqiten për të marrë ndihmën e specializuar. Mjeku roje tha se gjatë natës së shkuar ritmi i vizitave ka qenë i njëjtë që prej tre-katër ditësh dhe se gripi ishte në hapat më agresivë. Ai tha gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë vizituar mbi 40 fëmijë të moshës së vogël nga 1 deri në 4 apo 5 vjeç. Rastet e paraqitura deri në mesditën e së enjtes dhe tendenca në rritje e numrit të pacientëve të vegjël përbën një shqetësim për mjekët.
Prindërit e shqetësuar tregojnë se fëmijët e prekur nga gripi kanë temperaturë që nuk zbret dhe që përbën një shqetësim, gjë që pohohet edhe nga mjekët, kanë dhimbje koke, të vjella dhe komplikacione. Nga ana tjetër, ende nuk flitet për shenja të gripit të derrit, edhe pse Kukësi është porta lidhëse me Kosovën dhe kjo e fundit me shtete, ku është shfaqur kjo sëmundje.