Mungon uji. Poliklinikat, lavazh veshëve me sapllakë
Po të mos ishte për bidonët e mbushur me ujë, kovat, legenët dhe pajisje të tjera që mbajnë ujin, thatësira do të kishte prekur edhe qendrat shëndetësore. Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit i ka gjetur pak ngushtë mjekët, të cilët për të bërë shërbime të ndryshme dhe veçanërisht pastrime të aparatit të dëgjimit, veshëve, duhet të dërgojnë pacientët në lokalin më të afërt për të mbushur ujë. Zakonisht uji merret me bidonë, por edhe me sapllakë, në rast se ndonjë "fanatike" e vjetërsirave mund ta ketë ruajtur si pjesë të "arsenalit" të dhomës së mjekut.
Në fakt, që në orët e para të mëngjesit, në orën 09.00 kur pacientët kërkojnë shërbime shëndetësore, të cilat kanë lidhje të ngushtë dhe të drejtpërdrejtë me ujin, në bashkëpunim edhe me mjekët duhet të gjejnë zgjidhje alternative për të siguruar ujë e më pas për të kryer shërbimin shëndetësor.
Mungesa e ujit
Shtimi i ndërtimeve, kërkesa më e madhe për konsum të ujit të pijshëm, por edhe problemet me lidhjet e paligjshme, ka sjellë që edhe qendrat shëndetësore, poliklinikat, të kenë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, edhe pse kanë lidhje të dyfishta për furnizimin e tubacioneve me ujë. Shumë nga banorët e Tiranës, të cilët jetojnë afër spitaleve apo qendrave shëndetësore, gjithmonë kanë përfituar për të lidhur lidhje të paligjshme, duke pasur kështu ujë 24 orë në 24 përgjatë gjithë vitit, edhe në kohë të thatë. Por tashmë me rritjen e temperaturave, si edhe reduktimin e orarit të ujit në disa nga zonat e kryeqytetit, edhe poliklinikat apo qendrat shëndetësore kanë probleme me furnizimin me ujë. Në disa prej tyre uji vjen vetëm në darkë ose në mëngjes, në të tjera zona mund të jetë një curril i hollë përgjatë gjithë ditës. Me këtë curril një bidon 5 litra do të paktën një orë të mbushet.
Lavazhi
Procesi që e ka më shumë të nevojshëm ujin e pijshëm është ai i pastrimit të veshëve. Përveç duarve apo pajisjeve, mjekët dhe personeli shëndetësor kanë nevojë të pastrojnë ambientin, pajisjet, të tregojnë kujdes për higjienën personale, ndërkohë që personeli teknik duhet me patjetër të mbajë pastër ambientin dhe ta dezinfektojë.
Që nga nisja e muajit gusht, poliklinika e njohur me emrin "Iraniani", nuk furnizohet rregullisht me ujë. Ndërkohë që lavazhi i veshëve, pastrimi i veshëve nga bllokimi apo problematika të tjera kryhet duke mbushur ujë. Pacientët apo edhe infermierët mbushin bidonët me ujë, ose ndonjë sapllakë dhe pas sigurimit të sasisë së ujit bëhet edhe pastrimi i veshëve për pacientët me probleme. Mësohet se situata do të zhbllokohet sapo të ketë ulje të konsumit të ujit si pasojë e vapës së madhe dhe kërkesës për të harxhuar ujë, si edhe pas normalizimit të situatës edhe nga reduktimet e herëpashershme.
Sakaq, linjat e dyfishta të ujit të pijshëm janë duke u kontrolluar dhe duke u inspektuar për problematikën që kanë sjellë me kërkesën e qendrave shëndetësore.