Elbasan, grabisin pikën e transfertave, largohen me 5 mijë euro
ELBASAN- Grabitet me armë dhe maska një pikë e Western Union në qendër të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen Kongresi i Elbasanit.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se dy persona me maska kanë zgjedhur orën kur thuajse të gjithë qytetarët drekonin për festën e Bajramit, për të kryer një grabitje të mireorganizuar.
Sipas të njëjtave burime, ata i kanë kërkuar punonjëses që ishte në shërbim, një biletë udhëtimi dhe pasi ajo ka dalë nga kabina e blinduar, është kërcënuar me armë. Policia konfirmon se dy autorët kanë mundur të marrin në kabinë një shumë prej 5 mijë eurosh dhe 1.5 milion lekësh.
Nga dëshmitë e vetë punonjëses së pikës Western Union, dy grabitësit ishin veshur me rroba ushtarake. Pasi kanë dalë nga agjencia ata janë larguar qetësisht me një automjet nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, e cila i shtohet listës së gjatë të grabitjeve të ndodhura në orët e ditës, në qendër të qyteteve të ndryshme të vendit.
(e.m/BalkanWeb)