Sejko: “Çmimet do ulen në 2022″

Sipas analizave ndërkombëtare dhe një konsensusi midis ekspertëve çmimet do të ulen në vitin 2022 është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ndërsa inflacioni do rikthehet në objektivin 3%.
“Çmimet e naftës dhe të lëndëve të tjera pritet të ulen gjatë vitit 2022 duke ulur kështu presionin mbi koston e prodhimit dhe çmimet e konsumit. Goditjet e ofertës mbeten kalimtare, ndërsa inflacioni do rikthehet në objektivin 3% të Bankës gjatë vitit të ardhshëm.”, tha ai.
Guvernatori u shpreh se ekziston një skenar rreziku ku çmimet do rriten përtej parashikimeve, gjë e cila do kërkojë ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. “Rimëkëmbja e ngadaltë e ekonomisë botërore dhe rritja e mëtejshme e çmimeve përbën rrezik të krahut të sipërm për inflacionin. Në materializimin e këtij skenari rreziku Banka do detyrohet të ndryshojë politikën e saj monetare.” tha Sejko.