Mbi 18 mijë mjekë dhe infermierë përfitojnë rritje page me 6%

Pas rritjes me 40% nga janari i këtij viti pagat e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve në të gjithë vendin do të rriten sërish me 6% duke filluar nga 1 korriku i vitit 2022. Rritja e e pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët vjen si mbështetje në përballjen me pandeminë e COVID-19. Përfitojnë nga kjo rritje mbi 18 mijë punonjës në sistemin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët kanë qenë në fokus të qeverisë përgjatë këtyre 8 viteve.