E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Depozitat priren drejt valutës së huaj

Burime pranë Bankës së Shqipërisë thonë se viti 2011 ka njohur tendencën e depozitave në valutë të huaj. Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor 2010 shifrat tregojnë se 51.2 për qind e depozitave janë në monedhën vendase dhe 48.8 për qind e tyre në valutë të huaj. Sipas BSH-së, duke iu referuar edhe shifrave të pjesës së parë të vitit 2011, vërehet që balanca shkon më shumë drejt rritjes së depozitave në valutë të huaj. Duket se po balancohet pak a shumë niveli mes depozitave në monedhën vendase dhe atyre në monedhë të huaj. Të dhënat e marra nga bankat tregtare tregojnë se janë të shumtë personat që kur hapin depozitat deklarojnë se burimi i tyre është emigracioni. Kthimi i besimit të publikut ka bërë që depozitat të njohin vetëm rritje, pas krizës së dy viteve më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›