E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH ul normen baze te lekut me 0.25

Në një kohë, kur nuk ekziston më rreziku i rritjes së inflacionit dhe çmimet paraqiten të stabilizuata, Banka e Shqipërisë vendos të ulë normën bazë të lekut me 0.25 për qind, duke e çuar atë në 5 për qind.

Një vendim i tillë i Bankës së Shqipërisë, vjen në kushtet kur konsumi ka rënë ndjeshëm dhe rimëkëmbja e tij paraqitet si sfidë kryesore.

Në daljen e tij publike, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani bëri me dije se pavarësisht këtij fakti, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet përgjatë vitit 2011.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Fullani theksoi se situata e likuiditetit në sistemin bankar është optimale, pasi depozitat janë rritur ndjeshëm.

Një fakt i tillë, sipas guvernatorit të Bankës së Qendrore, duhet të nxisë kredidhënien.

Ulja e çmimit të parasë nga Banka Qendrore bëhet për të çliruar kredinë për ekonominë për shkak se kjo ulje i detyron bankat të ulin interesat e kredisë në lekë.

Ecuria e kredisë për sektorin privat vazhdon të kushtëzohet nga një kërkesë e dobët e sektorit privat për kredi si dhe nga sjellja e kujdesshme e bankave në kredidhënie.

Megjithëse bilancet e bankave janë përmirësuar dhe është shtuar likuditeti, shtimi i kredive të këqija dhe pasiguritë për të ardhmen e ekonomisë, vazhdojnë të kushtëzojnë një sjellje konservatore të bankave në kredidhënie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›