BSH: Ekonomia, zhvillim me i ulet ne 6-mujorin e dyte
Te dhenat me te fundit te zhvillimeve ne ekonomine e brendshme, tregojne per nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik. Sipas Bankes se Shqiperise, ne ndryshim nga gjashtemujori i pare, ku rritja ekonomike eshte mbeshtetur nga ruajtja e kerkeses konsumatore dhe nga stimuli fiskal i dhene ne kete periudhe, te dhenat ekonomike per tremujorin e trete dhe per muajt ne vazhdim, sinjalizojne nje ecuri me te moderuar te kerkeses dhe te prodhimit ne ekonomi. Sipas te njejtave burime, kjo deshmohet nga nje sere treguesish te publikuar gjate muajit nentor si; ecuria e ngadalte e rritjes se indekseve te shitjeve me pakice; te dhenat e ekonomise se jashtme, te cilat vijojne te karakterizohen nga ulja e eksporteve; performanca e treguesve fiskale, te cilet duken te jene nen nivelin e planifikuar; dhe frenimi i kreditimit si pasoje e renies se kerkeses per te. Ngadalesimi i ekonomise perceptohet gjithashtu edhe nga konsumatori dhe biznesi, treguesit e besimit te te cileve vijojne te jene te uleta. "Ecuria e ekonomise ne te ardhmen do te varet ndjeshem nga riaktivizimi i shpenzimeve konsumatore dhe investimeve ne vend, si dhe shkalla e mbulimit te tyre me kredi bankare, investime te huaja direkte, apo forma te tjera financimi afatgjate", sinjalizoi Guvernatori.