OSSH: Kufizimet, nga vjedhjet ne nenstacione
Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) ka njoftuar dje se kufizimet e energjise jane bere per shkak te demtimit te nenstacioneve ne disa zona te vendit.
"Mungesa e energjise ne kete zone, duke filluar nga e premtja e dates 18 dhjetor deri me 22 dhjetor, ka ndodhur si rezultat i vjedhjes dhe demtimit te nenstacionit qe furnizon zonen me energji elektrike" sqaroi dje OSSH. "Ne deshirojme te theksojme se ky incident nuk kishte te bente aspak me ndonje mase shkeputjeje te energjise elektrike kundrejt klienteve, te cilet nuk paguajne faturat por per shkak te aktit kriminal te vjedhjes se panelit te tensionit te ulet dhe te kabllove qe lidhin panelin, si dhe te demtimeve te tjera ne nenstacion", sqaroi me tej OSSH ne deklaraten e djeshme per shtyp. OSSH ka njoftuar se i njejti akti krimal ka ndodhur edhe ne Kamez, ku nenstacioni u demtua dhe u vodh nga njerez te paidentifikuar. "OSSH po punon intensivisht per te rregulluar demet dhe per t'iu kthyer furnizimin me energji elektrike banoreve te zones", thuhet ne deklarate. OSSH i denon keto akte dhe i ben thirrje autoriteteve ligjore ne vend qe te identifikojne dhe ndeshkojne autoret e veprimeve te tilla kriminale. "I bejme thirrje komuniteteve vendore qe te na ndihmojne per te mbrojtur stacionet dhe nenstacionet, si dhe te gjithe rrjetin elektrik, i cili mundeson furnizimin me energji elektrike", njoftoi Operatori i Shperndarjes se Energjise.