E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH Ka rene ndjeshem kreditimi i bizneseve nga ana e bankave

Banka e Shqipërisë njoftoi se kreditimi i bizneseve nga ana e bankave ka rënë ndjeshëm.

Një fakt i tillë konsiderohet nga specialistët si reagim i sistemit bankar, për të ruajtur qëndrueshmëri në kushtet e rritjes së kredive të këqija, por edhe krizës në vendet e tjera.

Megjithatë, specialistët e shohin të nevojshëm lehtësimin e kreditimit, me qëllim realizmin e investimeve të reja dhe zhvillimin ekonomik.

Po ashtu, edhe bizneset e shohin me shqetësim sjelljen e bankave, të cilat në kah të kundërt kanë lehtësuar vetëm kreditë për individët.

Është koha, kur apeli ndaj bankave për të shtuar kreditimin e bizneseve, duhet të përforcohet.

Të dhënat më të fundit, të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë për tkurrje të kreditimit ndaj bizneseve, të cilat në çdo kohë janë konsideruar si motor i zhvillimit të ekonomisë.

Specialistë të fushës së ekonomisë e argumentojnë prudencën e bankave me rritjen e kredive të këqija, por edhe situatën ekonomike në vendet fqinje, prej të cilave mund të transferohet kriza financiare.

Nga ana tjetër, bizneset e shohin me shqetësim masën e bankave të nivelit të dytë për t’i bërë më të forta standardet e kreditmit të bizneseve.

Ndërkohë, të dhënat për muajt e fundit reflektojnë lehtësim të kreditimit për individët.

Në deklaratat e tij publike, guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka përsëritur thirrjet që bankat e nivelit të dytë shtojnë kreditimin për bizneset.

Por, sipas të dhënave të institucionit monetar, një nga arsyet që ka çuar në shtrëngimin e kreditimit, edhe mungesa e projekteve konkrete nga ana e bizneseve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›